MENU
klinika

A u largua stuhia “Cirian”?

Meteorologu zbulon çfarë pritet të ndodhë më motin në orët në vijim

05.11.2023 - 13:04

Meterologu Hakil Osmani thotë se stuhia “Cirian” që përfshiu vendin është në degradim të plotë të saj.

Në një intervistë televizive, Osmani u shpreh se reshjet e shiut do të vazhdojnë në sasi të pakta

“Në fakt, për fat të mirë kemi përmirësim të kushteve të motit, kemi pasur reshje në pjesë të mirë të territorit, dukë përfshirë zonat jugore, zonat qendrore, por në zonat verriore kemi reshje herë pas herë, por në sasira të pakta. Pjesa e dytë e ditës, presim që të zhvillohen vranësira duke bërë që t’i kemi sërish prezente reshjet e shiut në vendin tonë, por do të jenë në sasira shumë më të pakta se ato të cilat ne kemi përjetuar deri tani. Presim përmirësim të kushteve të motit në fillim të javës, duke bërë që të kemi ndërprerje të reshjeve në një pjesë të mirë të territorit shqiptar.

Do doja të shtoja parametrin e erës. Ditën e sotme, pritet të jetë problematik, pasi herë pas herë do të shkojë në det të hapur edhe mbi 60-70 km/h, herë pas herë era do të bëhet e fortë edhe në tokë. Stuhia “Cirian” është në degradim të saj, të plotë, pasi celula që do të prekë territorin shqiptar në orët e pasdites dhe mbrëmjes, pritet të sjellë reshje të cilat do të jenë në sasira të pakta”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN