Analisti Skënder Minxhozi u shpreh në “Real Story” se Lulzim Basha pas një serie humbjesh nuk duhej të kthehej fare në politikë. Sipas tij, Basha ka marrë fund politikisht dhe tentativat e tij për t’u atashuar sërish në politikën aktive është e kotë.
“Nuk e kam as për cinizëm as për provokim. Lulzim Basha nuk do duhej të kthehej. Për mu ka marrë fund. Është humbës i provuar”, tha ai.
Gjatë bisedës në studion, Artur Zheji ndau një mendim tjetër , duke thënë se Basha nuk ka rival në Partinë Demokratike, për sa i takon formimit të tij.
Ai thotë se rivalja më e madhe e tij është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Më gjithë këta njerëz që janë në PD, ndaç ajo faktikja ndaç ajo e logos, asnjëra nuk ka formimin e Bashës. Këtë ta them me bindje, përveç Argita Malltezit. Ajo do ishte rivalja më organike. Ai bëri një largim të Berishës të detyruar me vullnetin e mirë, për të shpëtuar ndoshta edhe Berishën dhe veten dhe ka patur një mpirje, ka patur dhe një pamundësi t’i ngulte thikën disa herë atij babait politik shpirtëror ”, tha ai.