MENU
klinika

"Mos e merrni me nge, fshatrat do jenë nën ujë nëse..."

Moti i keq në vend, Braçe ironizon autoritetet në Fier

12.11.2023 - 11:33

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka kërkuar ndërhyrje të bordit të emergjencave të Fierit që të ndërhyjnë për të trajtuar vrimat në trupin e argjinaturës së lumit Shkumbin.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Braçe shkruan se banorët e Çermave kanë informuar për këtë problem dhe ka kërkuar që të merren masa për ta zgjidhur këtë problem duke qenë se në rast të mbërritjes së lumit Shkumbin deri në atë zonë, argjinatura do të thyhet dhe do të shkaktohet përmbytje e fshatrave përreth.

Postimi i plotë i Braçes:

MOS E MERRNI ME TEREZI!
KETO VRIMA NE ARGJINATURE BEJNE GJEMEN!

Shumë faleminderit banorëve të CERMAVE pranë LUMITSHKUMBIN për informacionin;

Jane vrima në ARGJINATURË-në pjesën pa bimësi ketu, tek pjesa me bimësi duhet të jene edhe me shumë, te cilat në rast të mberritjes së lumit deri ketu, e kanë provuar që do e thyejnë argjinaturën dhe fshatrat do jenë nën ujë.

I kam kerkuar BORDIT TE FIERIT QE PUNEN E KA NE DIVJAKE E LUSHNJE-por si ofiq e qoke eshte ne Fier, TE MERRET MENJEHERE ME KONTROLLIN DHE TRAJTIMIN E KETYRE VRIMAVE NE TRUPIN E ARGJINATURES!

MOS E MERRNI ME NGE!

Ne kushtet qe jemi-me ngjarje ekstreme te motit, LUMIT NUK I DIHET ASNJEHERE!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN