Moti i keq ka sjellë ndalimin e lundrimin e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës.
Ndërsa mjetet që operojnë brenda gjirit duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave të sigurisë. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 11.11.2023.
NJOFTIMI I PLOTË:
Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 10-11.11.2023 duke filluar nga ora 09:00 datë 10.11.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft me shpejtësi ere deri 20m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 3.00 metra.
1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 10-11.11.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 09:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS TË NJOFTOHEN PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS KANË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.
3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara për parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 10-11.11.2023.
4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.
5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 16:00 datë 11.11.2023.