MENU
klinika

Situata e rënduar në Qafë Murriz

Moti i keq/ Policia: Do bëhet evakuimi i pasagjerëve të automjeteve që janë bllokuar

25.11.2023 - 20:48

Policia ka evakuuar një familje të bllokuar në një automjet në Bypassin në Qafë Murriz, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, ku më shumë se 300 persona kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 5 orë.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e Dibrës iu jep ndihmë dy fëmijëve dhe prindërve të tyre, që ishin bllokuar në automjet, dhe i transporton me makinën e një punonjësi policie.

Shërbimet e Policisë Rrugore të pozicionuar në bypass në Qafë Murrizë, gjatë kontakteve me drejtuesit e automjeteve që janë në pritje të hapjes së këtij aksi rrugor, pasi vijon ende të jetë i bllokuar si pasojë e motit të keq me reshje të dendura të dëborës, kanë marrë informacion se në një automjet ndodheshin të bllokuar dy fëmijë.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë marrë masa që me automjete të kalueshmërisë së lartë, të bëjnë evakuimin e pasagjerëve që ndodhen në automjete ne bypass Qafë Murrizë, për t’i nxjerrë nga zona ku kanë mbetur të bllokuar dhe për t’i transportuar në destinacion, në Klos, Bulqizë.