MENU
klinika

Politikani serb bën paralajmërimin e frikshëm

“Mund të jetë fundi i pavarësisë për Malin e Zi”

01.11.2023 - 14:01

Politikani serb Nenad Canad tha në një intervistë televizive se Mali i zi mund të rrezikojë edhe pavarësinë.

Ai tha se pas zgjedhjes së qeverisë së re në Malin e Zi, vendi ndodhet mes dy rrugëve pasi qeveria e zgjedhur sipas tij është pro ruse, ndërsa vendi është pjesë e aleanc ës së NATO-s.

Sipas politikanit serb nëse Mali i Zi do të dëbohej nga NATO për shkak të qeverisë pro ruse, atëherë vendi mund të rrezikonte pavarësinë.

“Ndryshimet politike në Malin e Zi janë direkte pro ruse dhe kjo është e rrezikshme sepse Mali i Zi është pjesë e aleancës së NATO-s. Vendi ose do merret nga Kremlini, ose nga shtetet e NATO-s. Nëse Mali i Zi do të dëbohej nga NATO për shkak të qeverisë pro ruse, kjo do të krijonte shumë probleme, sepse do të ishte fundi i pavarësisë për Malin e Zi.

Do të kishte një rrjedhje në sistemin e inteligjencës së NATO-s ndaj tani jemi në një situatë ku nuk duhet të mbyllim sytë përpara përpjekjes së Rusisë për të dominuar në Ballkanin perëndimor që do të pasohet me instalimin e bazave ushtarake për kërcënimin e vendeve europiane”,-tha politikan i serb Canad.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


'Kosova, Serbia e Mali i Zi do të jenë një shtet!'

Presidenti Milatoviç i përgjigjet ashpër Dodik