MENU
klinika

"Urgjencë kohore që po i kushtojnë rëndësi Ballkanit“

Nazarko: BE nuk do lejojë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

17.11.2023 - 20:55

Analisti Mentor Nazarko ka deklaruar në “Ballkan Update” se Bashkimi Europian nuk do të lejojë zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Ai ka thënë se nuk shikon ndonjë arsye madhore që do t’i bënte bashkë udhëheqësit e BE, perveç se një urgjencë me karakter kohor si fillimi i hapave juridik për asociacionin.

Sipas Nazarkos, nuk ka asnjë arsye tjetër që ata do t’i kushtonin kaq shumë rëndësi Ballkanit.

“Në lidhje me hipotezën e zgjedhjeve të parakohshme, ligjërimi i partive të opozitës kudo në Ballkan për zgjedhjet e parakohshme është me karakter permanent. Tani kur shkojmë te dëshira, te prirja eventuale e kësaj qeverie për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, jemi në një diskutim tjetër. Unë besoj që kjo qeveri do të dëshironte të shkonte në zgjedhje të parakohshme, por besoj gjithashtu që nuk e lënë të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Unë nuk shoh asnjë arsye madhore, që do t’i bënte bashkë udhëheqësit e BE, kancelarin gjerman, presidentin francez, kryeministren italiane që të mbledhi bashkë kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë sesa një urgjencë me karakter kohor, që në rastin konkret është realizimi apo fillimi i hapave juridike për asociacionin. Është një urgjencë kohore, sepse nuk ka asnjë arsye tjetër madhore që ata t’i kushtonin kaq shumë rëndësi Ballkanit. Kështu që në këtë kuptim unë nuk besoj që ata do të lejojnë që të shkohet në zgjedhjet e parakohshme. Do ta fusin dhe Kosovën në hartën e vendeve që në Ballkan janë në zgjedhje, që do të thotë do të pengonin gjithë ato procese për të cilat ata janë të gjithë garant”, tha analisti./abcnews.al