MENU
klinika

“Po bën përpjekje për t’iu shmangur drejtësisë”

Nazarko: Berisha e kupton që prapa SPAK nuk është Rama, por SHBA

13.11.2023 - 21:43

Analisti Mentor Nazarko thotë se ish kryeministri Sali Berisha po bën përpjekje për t’iu fshehur drejtësisë, në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani, për të cilën ai akuzohet për korrupsion pasiv.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se Berisha e kupton që prapa SPAK nuk është kryeministri Edi Rama, por SHBA.

“Ai deri më tani, në të gjithë historinë e tij të gjatë politike dhe institucionale, është përpjekur që të kultivojë imazhin e një njeriu të fortë. Shkuarja e tij në dyert e SPAK në një formë ose tjetër, është rrëzimi i këtij miti të njeriut të fortë. Ai është përpjekur që ta shmangë këtë rrëzimin e mitit nëpërmjet një narrative tjetër publike, e cila ka synuar që të deligjitimojë SPAK, si i përdorur, si SKAP i patisë, është përpjekur ta shtyjë sa të jetë e mundur këtë orë, këtë ditë kur ai duhet të shkojë në dyert e SPAK.

Nuk ka shkuar asnjëherë në dyert e organeve të drejtësisë. E ka shmangur. Ai i mbahet kësaj mitologjie, sipas së cilës, shkuarja atje është zhvirgjërim politik ose zhburrërim. Fuqizimi në shkallë maksimale i një institucioni si SPAK, se nuk bëhet shaka me të, ai e kupton më shumë se të tjerë, vendosmëria që ka SPAK, e kupton që prapa SPAK nuk është Edi Rama, por SHBA. Ai ka marrë një vedimn që të vazhdojë me hapësirëne  ngushtë ligjore, për ta shtyrë momentine  shkuarjes në SPAK”, theksoi ai./abcnews.al