MENU
klinika

Samiti i OSBE-së në Maqedoninë e Veriut

Nazarko: Prania e ministrit rus do të jetë me kufizime

27.11.2023 - 18:42

Analisti Mentor Nazarko, në një intervistë për emisionin “Ballkan Update” me gazetaren Linda Karadaku, komentoi deklaratën e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se po shqyrtohet shtimi i forcave të saj në Kosovë. Nazarko theksoi se marrja e një vendimi të tillë mund të vijë nga informacionet se Serbia ka shtuar armë në kufi me Kosovën apo nga paralajmërimi që ka bërë Zelensky se Rusia ka plane për një hapur një konflikt të ri në Ballkan.

“Vendimi nga NATO vjen për shkak të informacioneve të detajuara që Kurti i dha në takimin para disa ditëve, ishte një informacion i detajuar për llojin e armëve që Serbia kishte vendosur në kufi. Dua të veçoj se NATO i ka të gjithë informacionet për instalimet e armëve që janë në kufi të Serbisë me Kosovën apo informacione për qëllime reale ndaj Kosovës, të cilat mund të modifikohen edhe në funksion të fushatës elektorale në Serbi. NATO për shkak të informacionit që Zelensky ka pretenduar në lidhje me një vatër të re të konfliktit në Ballkan, ndoshta kjo mund të jetë një arsye shtesë që përcakton këtë qasje të NATO-s të bërë publike nga Stoltenberg.”, theksoi Nazarko.

Duke u ndalur tek Këshilli Ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do mbahet në Maqedoninë e Veriut, ku merr pjesë edhe ministri rus, Sergey Lavrov ai tha se pritet që të ketë kufizime për të.

“Ky është një samit që thekson rëndësinë e Maqedonisë në atë luftën e ftohtë që zhvillohet midis dy blloqeve. Ka popullsi sllave por është anëtare e NATO-s dhe fakti që kryeson OSBE këtë vit, tregon se Maqedonia në vizionin e NATO-s ka një vend të rëndësishëm. E dyta, është pjesë e Ballkanit që konsiderohet si një zonë ku potencialisht dy blloqet mund të konfrontohen edhe për shkak të informacioneve të Zelenskyt. E treta, për shkak të zhvillimeve në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, SHBA-të duan që të ketë kontakt të drejtpërdrejtë me Rusinë. Pra, në këtë takim dypalësh, mund të jetë rasti më i mirë që Blinken dhe Lavrov të takohen.”, shtoi Nazarko./abcnews.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Integrim sa më shpejt për Shqipërinë e RMV”!

Blinken takon ministrin e Jashtëm maqedonas