Ka ndërruar jetë në spital 14-vjeçari, i cili u aksidentua pak ditë më parë në Sarandë.
Sipas News24, Arjol Dervishaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda.
14 vjeçari ka humbur jetën mesnatën e së hënës në spitalin e Traumës në Tiranë ku ai trajtohej në reanimacion.
Nga aksidenti ku ishin tre minorenë 14 vjeçari ishte më i dëmtuari rëndë në kokë.
Dy të miturit e tjerë, 13 dhe 14 vjeç, po ashtu ndodhen në spital në gjendje me të stabilizuar. Në lidhje me aksidenti policia ka arrestuar babain e 14-vjeçarit që drejtonte mjetin, pronari i makinës, Orest Kalo, 41 vjeç, i cili i kishte dhënë makinën të miturit. Ky i fundit u procedua gjithashtu në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e 21 nëntori, kur 14 vjeçari po drejtonte automjetin tip ‘Benz’ humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina përfundoi jashtë rrugës në një përrua.