MENU
klinika

Mou zbut ambientin roman

Ndizet gara për Champions, Milan, Napoli e Roma nuk falin

27.11.2023 - 15:58

Roma thyen 3-1 Udinesen duke marrë një tre pikësh të vyer që i afron gjithnjë e më shumë me zonën Champions. Në shifra, duket një fitore e lehtë, por ekipi i Mourinho-s vuajti jo pak pasi goli që i çliroi erdhi vetëm në minutën e 81-të. Mancini kaloi verdhekuqtë në avantazh në minutën e 20-të, pas një asist nga Dybala-s. Me fillimin e pjesës së dytë, Udinese barazoi shifrat duke ia kthyer në malorë Romës pjesën e dytë. Dyshja Lukaku-Dybala “gatoi” golin e fitores, me belgun që nxori Dybala-n të vetëm me portierin, fantazisiti argjentinas nuk fali duke dërguar topin në rrjetë. Për të mbyllur llogaritë mendoi El Shaarawy që në minutën e 90-të me një ekzekutim fantastik sigloi shifrat në 3-1. Në përfundim të sfidës, Mourinho u pyet për zonën Champions, a beson se mund t’ia dalin:

“Jo. Jemi akoma një ekip me ulje ngritje, disa herë jam i befasuar nga aspekte pozitive, disa herë të tjera jo. Nëse kthehet Renato Sanches dhe nëse Smalling rikthehet i fortë në janar, atëherë mund të shohim lart”, u shpreh Mourinhos pas ndeshjes. Me 21 pikë, Roma renditet në vendin e 5-të, plus 3 pikë në raport me Napolin.

Debuton me fitore Mazzarri në stolin e Napolit, për më tepër duke mposhtur Atalanta-n në transfertë me rezultatin 1-2. Kvara kaloi blutë në avantazh në fundin e pjesës së parë, por me fillimin e së dytë, Lookman barazoi shifrat në 1-1. Në minutën e 79-të ishte Elmas që shënoi golin e fitores për Napolin.

Një fitore të rëndësishme në javën e 13-të të Serie A siguroi Milani. “Djalli” mposhti Fiorentinën me rezultatin minimal 1-0, vendosi goli i Theo Hernandez nga pika e bardhë e penalltisë.

Bologna kërkon me ngulm “veteranin”

“Diamanti” italian drejt Arsenal!

Hera e parë që Lojërat s’do të nisin në stadium

Si do zhvillohet ceremonia hapëse e Olimpiadës

Tund rrjetën edhe Ibrahimoviçi shqiptar

VIDEO/ Kompani e nis mbarë, bavarezët shënojnë 14 gola