MENU
klinika

Buxheti vendor 2024

Në emër të çdo banori do të shpenzohen 25 mijë e 771 lekë

21.11.2023 - 10:59

Në emër të çdo banori, pavarësisht nëse jeton në veri a jug, fshat apo qytet, vitin e ardhshëm do të shpenzohen 25 mijë e 771 lekë. Për të ndërtuar rrugë, shkolla e ujësjellës, menaxhuar mbetjet apo për t’u mbrojtur nga zjarret e përmbytjet, 61 bashkitë në vend do të kenë në dispozicion gati 72 miliardë lekë.

“Jemi vendi i fundit në Europën Juglindore për nivelin e shpenzimeve për banorë. Kjo tregon që nuk jemi aty ku duhet, ndaj edhe ka pakënaqësi,” shprehet Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë.

Pavarësisht se në rritje në raport me vitet e shkuara, ekspertë të financave vendore vlerësojnë se nxitimi për të miratuar buxhetin, rrezikon që shpërndarja e tij të mos u përgjigjet nevojave që qytetarët kanë.

“U deshën vetën 5 minuta për miratimit e tij. Është dokumenti më i rëndësishëm i jetës një shteti. Kjo nuk më le shije të mirë. Gjithashtu periudha për konsultime ishte shumë e ngushtë.”

Megjithëse buxheti i vitit 2024, përfshirë atë të pushtetit vendor u miratua në parim nga socialistët, Bashkia Fier dhe ajo Berat kanë kërkuar më shumë fonde në dispozicion. Rishikim të fondeve gjatë fazës para se projektbuxheti të miratohet nen për nen më 15 dhjetor kërkon edhe Instituti i Bashkive.

“Ne kemi kërkuar të 2-fishoet transferta sektoriale për mbrojtjen nga zjarri, pyjet dhe kullotat, rrugët rurale. Kemi kërkuar 3-fishim të transfertës për rrugët rurale.”

Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, në vitet e shkuara ishte kthyer në traditë përfshirja e drejtuesve të bashkive dhe shoqatave të këtyre të fundit në komisionet paralmentare për diskutime mbi projektbuxhetin. Protestat e opozitës dhe kalimi në formatin “online” duket se kanë ndikuar në prishjen e këtij rregulli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fatura 2 mld euro e koncesioneve

A rrezikojmë rritje taksash?