MENU
klinika

Detaji që "kapën" fansat

Nëna dhe motra e Luizit munguan në festën e bebit?

25.11.2023 - 08:12

ajmin e madh të ardhjes në jetë të bebushes së tyre të parë, Luizi dhe Kiara e festuan me familjarët dhe njerëzit me të afërt. Pamë miqtë dhe prindërit e moderatores por ajo çfarë u vu re ishte mungesa e prindërve të Luizit, nënës dhe motrës së tij.

Në albumin me foto dhe videoklipin e këngës ‘Frymë’, ku çifti treguan çdo detaj, në një moment nëna e Kiarës shfaqej e përlotur, ndërsa në një tjetër shfaqej shoqëria duke festuar. Por në asnjë moment nuk u pa nëna e këngëtarit dhe kjo na la një ‘shije të keqe’ se mes tyre diçka nuk po shkon.

Tashmë e dimë që familja e Luizit prej vitesh është shpërngulur në Amerikë, por do dukej disi ‘e pa vend’ që largësia të ishte arsye që nëna e këngëtarit të mungonte në festën e madhe të mbesës së saj që do të vijë së shpejti në jetë. Kjo i lë vend dyshimeve për një mosmarrëveshje. Ndërkohë as motra e kunati i Luizit, Sokoli nuk u panë në festë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN