Futbollisti i njohur Neymar i ka dhënë fund romancës disa vjeçare me partneren e tij Bruna Biancardi vetëm disa javë pasi dyshja u bënë prindër për herë të parë së bashku.
Lajmi e ka bërë të ditur gazetari Thiago Sodré, nga ‘Correio Braziliense’.
Sipas tij, mes dyshes tashmë ka vetëm një marrëdhënie të mirë në mënyrë që të rrisin me dashuri vajzën e tyre Mavie, e cila ka lindur më 6 tetor.
Shkak i ndarjes thuhet të jenë polemikat që ylli i futbollit dhe Bianca patën gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, si tradhtitë e vazhdueshme të Neymar në rezidencën e tij në Mangaratiba, Kosta Verde të Rio de Zhaneiros.
Kujtojmë që dyshja filluan të takoheshin në prill të vitit 2022, por besohet se ata kishin qenë bashkë për më shumë. Në gusht të të njëjtit vit, ata i dhanë fund lidhjes së tyre, duke u rikthyer edhe një herë së bashku në janar 2023.
Në korrik, Fernanda Campos zbuloi në internet se ishte në një lidhje me Neymar dhe se të dy kishin qenë së bashku edhe në ditën e Shën Valentinit. Rasti bëri bujë të madhe dhe, në atë kohë, futbollisti i kërkoi falje publike të dashurës së tij Bruna.
Për të mos mjaftuar kjo disa javë më pas në rrjet qarkulluar sërish lajme të reja për një tradhëti tjetër.
Në tetor, u shfaqën disa foto të tjera të Neymar duke shijuar një natë në një klub nate në Barcelonë, Spanjë, së bashku me disa vajza. Videoja bëri që Biancardi të flasë në rrjetet sociale, duke thënë se ajo ishte “e zhgënjyer edhe një herë”.
Mesa duket njëherë pas kësaj ajo hoqi unazën e fejesës dhe i dha fund lidhjes.