MENU
klinika

Ja si ta dalloni

Nga gërhitja te goja e thatë: 10 shenja të apnesë së gjumit

30.11.2023 - 18:47

A keni dëgjuar ndonjëherë për një gjendje të njohur si apnea e gjumit? Bëhet fjalë për një çrregullim të zakonshëm dhe potencialisht serioz të gjumit, në të cilin frymëmarrja ndërpritet në mënyrë të përsëritur gjatë gjumit.

Nëse nuk trajtohet, apnea e gjumit mund të kontribuojë në diabet të tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës, ndërsa rrit shanset për goditje në tru dhe sulm në zemër.

Apnea e gjumit mund të prekë foshnjat, fëmijët dhe të rriturit, megjithëse disa nga simptomat janë të ndryshme në varësi të moshës.

Nëse keni disa prej këtyre 13 shenjave, atëherë ka gjasa që mund të keni këtë çrregullim:

1. Gërhitje me zë të lartë.
2. Dikush ju ka thënë se ju gërhisni dhe ndonjëherë ndaloni frymëmarrjen kur flini.
3. Ndonjëherë zgjoheni papritur me gulçim.
4. Ndonjëherë zgjoheni duke u mbytur ose duke gulçuar.
5. Shpesh zgjoheni për të shkuar në tualet.
6. Zgjoheni me gojë të thatë ose me dhimbje fyti.
7. Shpesh zgjoheni me dhimbje koke.
8. Keni pagjumësi (vështirësi për të qëndruar në gjumë).
9. Keni hipersomni (përgjumje e tepërt gjatë ditës).
10. Keni probleme me vëmendjen, përqendrimin ose kujtesën kur jeni zgjuar.
11. Jeni nervoz dhe përjetoni luhatje humori.
12. Keni faktorë rreziku për apnenë e gjumit, të tilla si mbipesha ose obeziteti, pirja e alkoolit ose pirja e duhanit.
13. Keni pak dëshirë për marrëdhënie seksuale ose jeni duke përjetuar probleme me seksin.