MENU
klinika

Hetimi i SPAK për dosjen “Partizani”

Ngjela: Berisha ka zgjedhur rrugë të gabuar, e shqetëson non-grata

01.11.2023 - 18:50

Analisti Spartak Ngjela ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike, konkretisht me kaosin e shkaktuar nga opozita në Kuvend si dhe hetimin e ish kryeministrit Sali Berisha nga SPAK për dosjen ‘Partizani’.

I ftuar në faxnews, Ngjela tha se Berisha është marrë i pandehur dhe pavarësisht se nuk shkon në gjyq, gjykimi mund të bëhet në mungesë.

Ngjela shprehet se qasja e Berishës ndaj këtyre akuzave është e gabuar. Ai duhet të shkojë në Gjykatë dhe të përballet, pasi nëse del i pafajshëm i hiqet dhe non-grata në SHBA.

Sipas Ngjelës veprimet e fundit në Parlament janë krejt të gabuara pasi do t’a rëndojnë edhe më shumë peshën në shpatullat e ish kryeministrit. Analisti tha gjithashtu se kjo rrugë që po ndjekin deputetët e opozitës është pa perspektivë, pasi dhuna nuk mund të ushtrohet dot në një vend demokratik.

“Kush të lejon të kriijosh destabilizm shtetëror. Kush do t’i paguajë paratë? Populli. Janë me shqiptarët apo kundër? Çdo të thotë disekuilibrim? Kush do të paguajë paratë? Jemi në NATO. Nuk mund të destabilizohet dot Shqipëria. Saliu kërkon të mbajë rradhët por nuk i mban dot rradhët kështu. Do të rrënohet më shumë pesha që ka në shpatulla. Rrugë e gabuar dhe pa asnjë perspektivë. Ke apo ske njerëz që të mbështesin? Provoje nxirri në shesh. I nxorri para ca kohësh i dolën 600 veta. Dhunë nuk mund të ushtrohet dot në një vend demokratik. Ka kushtetutë, parlament. E shqetëson non-grata.

E filloi me non-grata, pastaj erdhi akuza në SPAK. Sepse ishte arsyeja kryesore e non-gratës. Arsyeja kryesore ishte korrupsioni. Ja doli. E kanë marrë i pandehur, pavarësisht se thotë nuk shkoj atje. Janë pa mbrojtje juridike. Ky thotë nuk vete të firmos. Keni dëgjuar që ka gjykime në mungesë. Mos ik, mbyllu në një bunker dhe dënohet. Në momentet kur gjykata të dënon dhe vendimi ka dalë në formë të prerë nuk je më deputet. A do ta arrestojnë? Ky bën gabim që nuk shkon. Ligji aktual që po nuk u paraqite ai të arreston. Je i aftë të mbrohesh? Mbrohu. Mund të rrëzohet një sistem gjyqësor se nuk do ti të shkosh në gjyq”, tha Ngjela.

Atentati me katër viktima në Dobraç

AMP arreston 4 punonjës të policisë Shkodër

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

Vrasja me thikë në zemër e 14-vjeçarit/ “Shumica derdhin lot krokodili”

Rama: Salla e Parlamentit është shkollë e hapur dhune dhe nxitës i saj!