Avokati Spartak Ngjela në një intervistë televizive është shprehur se nëse ikën Sali Berisha dhe PD riformohet, Edi Rama do bjerë nga pushteti.
Sipas tij është Edi Rama që po e mban Berishën të jetë ende pjesë e PD, pasi ka interesat e tij.
Ngjela theksoi se Berisha nuk ka mbështjetje popullore pasi është i shpallur ‘non grata’ në SHBA.
“Rama është mërzitur më shumë se Saliu, ku fiton dot më Rama, po iku Saliu. Unë e mbaj Saliun. Ai e mban, jo se e ka partner. Le të ik Berisha, të riformohet PD dhe për tre muaj bie Rama. Berisha nuk ka fare mbështetje popullore. I ka vërëm fjalë Berisha. Nuk të ndjekin mbrapa shqiptarët kur je ‘non grata’ në Amerikë. Berishën e ndjekin një numër shumë i vogël fanatikësh. Arsyeja kryesore se përse ai nuk i thërret është se e di që nuk do i vijnë. E provoi Berisha.
Ngjela komentoi dhe vizitën e prokurorëve të SPAK në SHBA duke thënë se mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë.
“Mund të ketë arreste të tjera të nivelit të lartë. Do i japin forcë”- theksoi ai.