MENU
klinika

Studimi

Një pastë dhëmbësh mund të ndihmojë me alergjinë nga kikiriku

15.11.2023 - 16:37

Shkencëtarët kanë zhvilluar një pastë të re dhëmbësh që tregon potencial për të parandaluar reaksionet e rënda alergjike tek të rriturit që janë alergjikë nga kikirikët.

Një provë klinike në fazën e hershme testoi nëse 32 të rritur me alergji nga kikiriku mund t’i lajnë dhëmbët në mënyrë të sigurtë me pastë dhëmbësh, e cila përmban sasi të vogla të proteinave të kikirikut. Shpresa është që futja e sasive të vogla të kikirikëve në trup me kalimin e kohës do të ndihmojë sistemin imunitar të mësohet me alergjenin dhe të reduktojë reagimet e rënda.

Të rriturit në provë e përdorën pastën e dhëmbëve një herë në ditë për rreth 11 muaj. Në fund të studimit, asnjë nga pjesëmarrësit nuk përjetoi reaksione të rënda ose anafilaksi – një përgjigje alergjike e karakterizuar shpesh nga vështirësi në frymëmarrje, ënjtje në fyt, lëkurë të zbehtë, buzë blu, të fikët ose marramendje.

Gjetjet janë një tregues i hershëm se pasta e dhëmbëve mund të ndihmojë në parandalimin e reaksioneve alergjike kërcënuese për jetën te njerëzit me alergji të rënda ndaj kikirikut.

Dr. William Berger, autori kryesor i studimit, tha se pasta e dhëmbëve duhet të jetë më e lehtë për t’u administruar sesa trajtimet me injeksion, të cilat përdoren për alergjitë ndaj barit, pemëve dhe barërave të këqija.

Studimi u publikua në The Journal of Allergy and Clinical Immunology.