MENU
klinika

37-vjeçari dërgohet në spital! Ja si është gjendja e tij

Objekti shkëputet nga stuhia dhe i bie në kokë efektivit të policisë në Tiranë

03.11.2023 - 15:06

Një 37-vjeçar punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, ka mbetur i plagosur në kokë ditën e sotme në Tiranë, ku për shkak të stuhisë nga moti i keq, një objekt i ka rënë mbi kokë.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në, në afërsi të pallatit me shigjeta, teksa efektivi ishte në krye të detyrës.

Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN