MENU
klinika

Tregon të kundërtën e historisë!

Olta i vë ‘kapakun’ aludimeve për ndarjen e Sarës me Ledrin

30.11.2023 - 12:36

Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe Sara Hoxha prej kohësh janë një ndër çiftet më të përfolur në median rozë për shkak të dyshimeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre

Megjithëse lajmi po bën bujë në media, çifti kanë vendosur që të heshtin duke mos konfirmuar ndarjen.

Megjithatë së fundmi aktorja e njohur Olta Gixhari ka shtuar dyshimet e publikut se këngëtari dhe Sara janë në një lidhje dhe se të gjithën çifti po e bëjnë për vëmendje.

Ajo ka postuar në InstaStory një video duke kënduar këngën e Ledrit, të cilën nuk e ka lënë as pa komentuar duke thënë: “E ke qarë këtë këngën”.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe artisti e ka ripostuar videon në InstaStory, ndërsa krahas saj ka shkruar: “Paranormal Olta”, duke i shtuar akoma më shumë “benzinë zjarrit”

Në teksti e kësaj kënge ai përmend ‘dasmën’ dhe ‘ndarjen’, por pa na treguar si qëndron e vërteta e raportit tyre.

“Do po mvesin kur o dasma e do po presin kur po dana.”– thuhet në tekst.

Megjithëse Olta dhe Sara janë shoqe shumë të mira me njëra-tjetrën, ky veprim i aktores ka nxitur dyshimet se dyshja të cilët kanë një vajzë së bashku, Poem Blu nuk janë ndarë.

Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan, duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme. Megjithëse ndryshe nga nëna e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale.

Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij. Së fundim ish-çifti janë parë duke shëtitur së bashku në rrugët e Prishtinës, mirëpo këto foto duket se janë të disa muajve më parë, kur kriza nuk kishte nisur ende. Mediat në Kosovë flasin se ka qenë pikërisht Ledri ai që është ndarë nga Sara.

Nuk ka kaluar shumë kohë dhe influencerja është larguar nga shtëpia, ku fillimisht ka qëndruar për disa javë në Tiranë krejt e vetme, kjo për faktin se vajza e çiftit ndenji me reperin dhe familjen e tij. Pas premierës së filmit në Kosovë, Sara pati mundësinë të merrte edhe Poem Blu dhe të dyja kaluan disa kohë në Tiranë. Pas një periudhe pauze, ku gjërat dukeshin se do të sistemoheshin, Ledri duket se ka qenë tërësisht i vendosur për t’i dhënë fund njëherë e mirë historisë së dashurisë me Sarën.

E gjetur para këtyre vendimeve nga ana e tij, Sara ka vendosur të largohet së bashku me vogëlushen e tyre drejt Gjermanisë, ku edhe jeton familja e saj. Ashtu si e kemi parë ditët e fundit në rrjetet sociale, ajo e ka kaluar kohën me familjarët e saj, të cilët kishte vite pa i takuar dhe me angazhimet e shumta që ka me prezantimin e filmit, këtë herë nëpër Europë.

Nga ana tjetër, Ledri ka vijuar me koncertet e tij, ku këtë herë ka nisur një tur në SHBA. Disa muaj më parë artisti i njohur, Ledri Vula, solli një nga projektet më të dashura nga publiku ku në videoklip ishte me Sara Hoxhën. Por, nëse provoni të kërkoni në “Youtube” këngën “Gjendja” ku protagoniste në klip ishte Sara Hoxha, ajo nuk gjendet më. Ky veprim vjen tri ditë pasi menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi, konfirmoi ndarjen e reperit nga blogerja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga “ndarja” e Sarës me Ledrin tek roli që...

Zamira Kita: Sa e lexoi, jo tha nuk do ta bësh këtë film


Ushqim e flori në bunkerët sekretë

Milionerët po përgatiten për fundin e botës

Cilat ishin arsyet që e çuan ish-opinionisten në afera?

Zhaklin Lekatari flet pa ‘dorashka’: Kam tradhtuar…

JLo dhe Ben Affleck zbulojnë arsyen

Pse u ndanë 3 ditë para dasmës së tyre në 2003