MENU
klinika

"Vuri në rrezik jetën e banorëve"

Pamje nga shuarja e zjarrit pranë azilit në Fier, Balla: Erdhi nga jashtë Shtëpisë së të Moshuarve

29.11.2023 - 23:13

Një zjarr në një banesë ngjitur me institucionin vuri sot në rrezik jetën e banorëve të Shtëpisë së Moshuarve në Fier.

Teksa ndau pamje nga operacioni i shuarjes së zjarrit Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh se zjarri erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së të Moshuarve, të paktën nga hetimi i deritanishëm.

“Një zjarr që erdhi nga jashtë ndërtesës të Shtëpisë së Moshuarve Fier, sipas hetimit të deritanishëm, vuri në rrezik jetën e banorëve të kësaj Shtëpie. U shpreh mirënjohjen time forcave të Policisë së Shtetit veçanërisht djemve dhe vajzave të Njësisë Shqiponja, forcave Zjarrfikëse dhe punonjësve të Shtëpisë së Moshuarve për veprimet e menjëhershme dhe shmangien e rrezikut”, theksoi Balla.