MENU
klinika

8 modele direkt nga pasarelat

Pantallonat e lëkurës do të jenë më të dëshiruarat e sezonit

22.11.2023 - 11:23

Materiali i lëkurës është rikthyer! Të kuptohemi, jo se në të vërtetë është larguar ndonjëherë, por sipas tendencave, pantallonat e lëkurës kanë “fjetur” diku në gardërobë që prej vitit të kaluar, për t’u rikthyer në prag të dimrit dhe motit të ftohtë. Stilistët thonë se kjo është koha e duhur për t’i veshur dhe konfirmimi vjen direkt nga pasarelat.

Kryesisht të zeza, por të hapura për një “lojë” edhe më interesante me printet dhe dizajnin, këtë sezon pantallonat e lëkurës do të jenë në ngjyra edhe më të guximshme, me motive kafshësh, version oversize ose detaje të tjera ku mbeten sytë gjatë.

Pantallonat e zeza janë lehtësisht të kombinueshme me këmishat e bardha, por nëse doni një stil prej motoristeje, vishni sipër një xhaketë lëkure. Stili kauboj apo vintage do të jenë një model për t’u zgjedhur këtë sezon, e nëse doni një look chic, zgjidhni një palë çizme të gjata lëkure, një këmishë mëndafshi dhe pallto sipër.

Të gjitha kombinimet vijnë për ju direkt nga pasarelat ndaj le t’i hedhim një vështrim bashkë, tetë modeleve të pantallonave që ju duhen këtë sezon.

#1

Pantallonat e lëkurës do të jenë më të

#2

Pantallonat e lëkurës do të jenë më të

#3

Pantallonat e lëkurës do të jenë më të