MENU
klinika

Falsifikuan kontratat e 3 automjeteve që kishin marrë me qira

Pas juristes, arrestohet edhe punonjësi i dytë i DRSHTRR

28.11.2023 - 11:33

Pas juristes Iva Bodurri, është arrestuar edhe punonjësi i dytë i DRSHTRR Elbasan, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikuan kontratat e 3 automjeteve që i kishin marrë me qira dhe i shitën për 20 mijë euro pasi iu hoq GPS.

Në pranga është vendosur 25-vjeçari Rodrigo Lulaj, punonjës në këtë institucion, së bashku me 38-vjeçarin Mariglen Zanuni, banues në Elbasan.

Sipas policisë, këta 2 shtetas në bashkëpunim me juristen Iva Bodurri dhe shtetasin me iniciale, të cilët po ashtu janë arrestuar pak ditë më parë, kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Njoftimi i policisë:

Vijon megaoperacioni policor “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Vihet në pranga 25-vjeçari, punonjësi tjetër i DRSHTRR Elbasan që u shpall në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”.

Në pranga dhe një 38-vjeçar, i cili bashkëpunoi me 3 shtetasit tashmë të vënë në pranga, për shitjen e 3 automjeteve që i morën me qera, të cilave i hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Si rezultat i veprimeve operacionale të zhvilluara në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fraud”, dhe në vijim të veprimeve të thelluara hetimore procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kapen dhe vunë në pranga shtetasin R. L., 25 vjeç, punonjës i DRSHTRR, Elbasan, i shpallur në kërkim dy ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u kap dhe u vu në pranga shtetasi M. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas në bashkëpunim me 2 shtetasit e tjerë të vënë në pranga (1 punonjëse e DRSHTRR Elbasan dhe shtetasi Th. B.), kanë shitur në kundërshtim me ligjin 3 automjete që pasi i morën me qera, iu hoqën GPS dhe i falsifikuan dokumentet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

Arrestohet 40-vjeçari nga Peqini

Tentoi të vriste një person me armë zjarri

Arrestohet Adriatik Çeka në Elbasan