Pas kaosit që deputetët e opozitës shkaktuan te Komisioni i Ekonomisë, deputetët e PS kanë njoftuar shtyrjen e mbledhjes dhe zhvillimin e saj online. Grupi i PS ka se mbledhja do të zhvillohet online në orën 16:00.
Menjëherë pas këtij njoftimi ka reaguar grupi parlamentar i PD, i cili ka deklaruar se këto mbledhje mund të bëhen online vetëm në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore.
“Pas bllokimit që deputetët e opozitës i kanë bërë punimeve të Kuvendit sot, deputetët e PS kanë njoftuar shtyrjen e mbledhjes dhe zhvillimin e saj online. Sipas nenit a/5 të Rregullores së Kuvendit vetëm në raste të masave të jashtëzakonshme që mund të vendosen për shkak të gjendjes së luftës, gjendjes së jashtëzakonshme ose gjendjes së fatkeqësive natyrore, mbledhjet e seancës plenare dhe organeve të Kuvendit mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimit elektronik. Nuk dihet nëse PS ka shpallur gjendjen e luftës apo të jashtëzakonshme, por kjo procedurë e mbledhjeve online lejohet vetëm në ato raste”, njofton grupi i PD.