07.11.2023 - 13:23
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kanë arritur në Zyrën e BE-së në Prishtinë, ku pritet të takohet me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, Lajçak pritet të diskutojë me liderët opozitarë në lidhje dinamikën e dialogut dhe draftin e statutit të Asociacionit. Dje, diplomati evropian u takua me kryenegociatorin kosovar, Bensik Bislimi, ku ka thënë se është pajtuar me të për hapat e radhës në dialog.