MENU
klinika

Buxheti për vitin e ardhshëm

Përmbytjet, qeveria iu jep bashkive vetëm 43 mln lekë më shumë

04.11.2023 - 15:42

Nëse ka një gjë që mund të parashikohet në Shqipëri, madje me lehtësi, është se në veri apo jug të vendit, disa qindra hektarë me tokë do të gjenden nën ujë çdo fund-vjeshtë e dimër. Paralajmërimeve nga Banka Botërore se këtë vit vendi rrezikon edhe më shumë përmbytje, qeveria iu është përgjigjur duke rritur pak buxhetin në dispozicion të bashkive për ujitjen dhe kullimin.

Gjatë 2024-s, 61 njësive të pushtetit vendor do t’iu ndahen pak më shumës e 1 miliardë lekë nga 993.5 milionë këtë vit.

Përmbytjet e (pa) parashikuara, qeveria iu jep bashkive vetëm 43 mln

Po a mjaftojnë 44 milionë lekë më shumë për të menaxhuar përmbytjet?

“Janë shumë bashki që nuk munden. Duhet një flotë mjetesh, të cilat bashkitë nuk i kanë. Duhen shumë para për t’i blerë ato. Ndaj në këto raste bashkitë të ndihmojnë njëra-tjetrën.”

Adelina Farrici – Drejtoreshë, Shoqata për Autonominë Vendore

Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se me këto para më tepër, gjatë vitit të ardhshëm do të ndërtohen 2 hidrovorë të tjerë, dhe do të rikonstruktohet infrastruktura për të parandaluar përmbytjet.

Përmbytjet e (pa) parashikuara, qeveria iu jep bashkive vetëm 43 mln

“Ne si shoqatë kemi kërkuar më shumë para pasi këto masa nuk mjaftojnë për të parandaluar përmbytjet.”

Adelina Farrici – Drejtoreshë, Shoqata për Autonominë Vendore

Ekspertë të pushtetit vendore paralajmërojnë se në mungesë të fondeve të mjaftueshme për të parandaluar, nga buxhetet e bashkive do të dalin më shumë para për të dëmshpërblyer të përmbyturit.

 “Është logjike. Ose puno, për të parandaluar ose do të paguash pasojat ndoshta edhe me kosto më të lartë.”

Adelina Farrici – Drejtoreshë, Shoqata për Autonominë Vendore

Shqipëria rezulton si vendi më i ekspozuar në Europë nga fatkeqësitë natyrore. Baza e të dhënat e Bankës Botërore përbëjnë 38 për qind të gjithë rasteve të emergjencave civile.