MENU
klinika

"Sulm i pakuptueshëm"

Përplasja fizike me Sulën, Çollaku: E turpshme, më goditi kolegu im!

10.11.2023 - 14:14

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, i cili u përfshi në një debat dhe përplasje të ashpër me kolegun e tij, Dashnor Sula, e konsideron si një incident të turpshëm. Në një komunikim për mediat, ai u shpreh se sot “ra pa dashje viktimë e një përplasje në Kuvend”.

Jam i detyruar të dal publikisht dhe të sqaroj opinionin publik dhe qindra mesazhet e shqetësuara që po marrë nga votës të mi, lidhur me incidentin e turpshëm që ndodhi në Kuvend.

Në një sulm të pakuptueshëm verbal, që pastaj përfundoi me goditje fizike, deri dje mendoja se ishim në kauza të përbashkëta, realizoi një skenë që turpëron cdo deputet.

Unë e kuptoj se çfarë po ndodh. Ka një vullnet për të heshtur opozitën. Ka një aleancë për të heshtur, ashtu sic bënë më rezolutën e Kosovës.

Nuk është shqetësimi im politik, por njerëzor. Si mund të degradojë jeta parlamentare deri në këtë pikë. Unë dhe kushdo si unë duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë, viktimës e të cilës padashur përfundova unë.  

Dua ti them të gjithëve, qoftë atyre që humbasin arsyen, qoftë atyre në pushtet që fërkojnë duart kur opozitës në parlament i mbyllet goja në këto forma, i them se i kanë bërë llogaritë gabim.”-ka shkruar Çollaku.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do të marrë pjesë dhe kush do të mungojë në Kuvendin e thirrur nga Basha

Çfarë pritet të ndodhë më 2 shtator?