MENU
klinika

Berisha kërcënon kryebashkiakun e Lezhës

“Pjerin do të të vijë radha dhe ty, mbaje mend”

25.11.2023 - 20:38

Sali Berisha, në një takim me simpatizantët në qytetin e Lezhës, ka paralajmëruar kryebashkiakun e qyteti se “do t’i vijë radha” për t’u hetuar.

“I them Pjerinit se atë mandat e ke mbi krimin, mbi bandat që i ke shpërndarë natën para votimit nëpër fshatra, i kemi të dokumentuara të gjitha.

I kemi vrasësit që sulmonin Salvador Kaçajn me porosi të Edi Ramës. I ke mbi licenca që i kë dhënë për parcelat e drogës, dhe je tipik kryetari të cilit krimi i shndërrohet në votë, dhe vota në krim.

Dhe do të të vijë radha. Pjerin do të të vijë radha, mbaje mend këtë që po të them. Ai këtu është një Edi Ramë miniaturë. Edi Ramë më të keq pas Enver Hoxhës, kombi nuk ka pasur ndonjëherë. Jo se e them unë, po për të zezat që i bën këtij vendi”, tha Berisha.

Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë

Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh

Ekspertët: Investimet s’kanë lidhje me hetimin e zyrtarëve

SPAK ‘tremb’ blerësit e pronave

Maturantët të pakënaqur nga vlerësimi!

Provimi i gjuhës së huaj, këtë vit më shumë mbetës.

Mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe

VENDIMI: Berisha humb Apelin në Londër