Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mesditën e sotme (e shtunë, 11 Nëntor), në Greqi pasi u përfshi në një aksident tragjik.
Në zonën e Apraos, në Korfuzin e Veriut, shqiptari punonte duke prerë ullinj, ndërsa një prej trungjeve të mëdha është shkëputur duke i rënë sipër dhe e ka shtypur, transmetojnë mediat greke.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë për nxjerrjen e tij dhe një prej ambulancave ka marrë trupin e pa jetë të 45-vjeçarit.
Viktima me origjinë nga Shqipëria, gjatë dekadave të fundit jetonte në Korfuz me familjen dhe tre fëmijët e tij, ndërsa miqtë e tij që nxituan në vendngjarje thanë se ishin të shkatërruar nga ajo që ndodhi.