MENU
klinika

Pacienti i vdiq rrugës

Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq pesë mjekë

27.11.2023 - 12:48

Pesë mjekë të Spitalit Rajonal të Fierit, janë marë të pandehur për akuzën e “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”, duke sjellë vdekjen e pacientit të tyre, Bledar Sherifaj.

Prokuroria Fier ka dërguar në gjyq pesë mjekë të Spitalit Rajonal, ataj janë: mjekja e pergjithashme Ledjusa Muhametaj, mjeku Enton Dore, mjeku psikiatër Agim Sulaj, mjeku gastro-hepatolog Aleks Sulejmani dhe mjeku infeksionist Ndriçim Bala, të cilët kryer veprën penale të “Neglizhencës në trajtimin mjekësor”.

Rasti është hetuar nga prokuroria e Fierit,e cila pas hetimeve të kryera ka konstatuar një seri shkeljesh dhe neglizhencë totale nga ana e stafit mjekësor, për rastin e pacientit Bledar Sherifaj.

Njoftimi
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi i 2 Kodit Penal.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë.

Prokuroria Fier, është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier