MENU
klinika

Hyn në fushë me këngë nacionaliste për Kosovën

Provokon sërish tenisti serb Djokoviç

24.11.2023 - 15:34

Tenisti serb, Novak Djokoviç dhe ekipi i Serbisë bënë dje një skandal gjatë prezantimit para ndeshjes me Britaninë e Madhe për “Davis Cup”.

Propaganda serbe vazhdon të përhapet edhe në sport, ku këtë herë tenisti i njohur u fut në fushë nën interpretimin e një kënge serbe për Kosovën.

“Le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”, është një nga fjalitë e tekstit të këngës “Gëzo popull serb”.

Djokoviç njihet për deklaratat e tij të shumta lidhur me Kosovën, ndërsa hyrja e tij në ndeshje, ka nxitur reagime të shumta në rrjete sociale.