MENU
klinika

Analiza

Pse Izraeli injoroi të gjitha paralajmërimet për 7 tetorin…

17.11.2023 - 09:30

Lufta në Lindjen e Mesme kapi në befasi gjithë botën, që u zgjua në 7 tetor, me frikën se një konflikt tjetër i përgjakshëm, si në Ukrainë, po niste. Megjithatë, një gjeneral i vjetër izraelit i quajtur Itzhak Brik kishte parashikuar atë që ndodhi më 7 tetor, por askush nuk e dëgjoi atë. Mediat izraelite talleshin me të duke iu referuar moshës së tij dhe duke vënë në pikëpyetje kthjelltësinë e tij. Në ditën e masakrës, megjithatë, ata e quajtën atë “profet”. Kur të gjithë kishin garantuar se nuk kishte asnjë kërcënim, veterani kishte thënë se Izraeli është një hap larg një lufte të paprecedentë. Kur të gjithë kishin garantuar se Hamasi ishte i padëmshëm, gjenerali kishte theksuar se organizata terroriste është e aftë për mizori të tmerrshme. Brik i kishte parashikuar të gjitha këto dhe kërkoi vazhdimisht të takohej me krerët e sistemit të sigurisë izraelite, por siç shkruan italiania “Libero Qutidiano”, kërkesa e tij, natyrisht, është injoruar gjithmonë. Dje, për ironi të fatit, i vetmi ekspert që kryeministri Netanyahu pranoi të takohej jashtë kabinetit të luftës është vetë Itzhak Brik. Dhe nuk mbaron këtu: Disa figura të njohura kanë sugjeruar zëvendësimin e tij me ministrin aktual të Sigurisë. Zëri i atij që nuk donte të dëgjohej nga askush, rezulton i vetmi aktual sot.

Stop talking about losses - let's crush them'

Sugjerimet e profetit

Por ajo që ka ndodhur ka ndodhur. Çfarë sugjeron Brik në këtë pikë të konfliktit?Në një intervistë me Globes, profeti argumentoi se hyrja në Gaza me trupat e IDF ishte një gabim fatal pasi ishte shumë i rrezikshëm. “Duhet të jemi të durueshëm, të izolojmë Gazën, të dobësojmë Hamasin, të parandalojmë hyrjen e karburanteve, të presim që të mbarojnë municionet e tyre dhe të vazhdojmë të godasim vetëm objektivat e synuara nga lart për të mbrojtur civilët. Duke vepruar kështu, Hamasi përfundimisht do të dorëzohet,” shpjegoi ai. Gjithashtu lidhur me tensionin në frontin verior, në kufirin me Libanin, Brik shpjegon se Izraeli nuk duhet të tundohet për të sulmuar. “Hezbollahu është shumë më i fortë se Hamasi, pasi ka gati 150,000 raketa dhe mund të lëshojë 3,000 në ditë, duke e vënë veten në vështirësi serioze. Prandaj duhet të presim, të forcohemi, të rivendosim burimet, të përgatisim siç duhet ushtarët. Megjithatë, në të ardhmen e afërt duhet të krijojmë një zonë sterile, le të themi brenda një rrezeje prej 500 metrash nga vija kufitare. Kushdo që vjen më afër, të eliminohet”, argumenton ai. Gjenerali përfundon duke shprehur mendimin e tij për çështjen delikate të pengjeve.“Opsioni i lirimit të terroristëve në burgjet izraelite në këmbim të pengjeve është një opsion i vlefshëm”, thotë ai. Një strategji e vlefshme sipas disave, e pazbatueshme dhe shumë e rrezikshme sipas të tjerëve. Nga ana tjetër, siç e dimë mirë, shumë nga udhëheqësit aktualë të Hamasit në Gaza janë pikërisht të njëjtët terroristë të liruar nga Izraeli në favor të shkëmbimit me pengun Gilad Shalit në vitin 2011.

Planet e Hamasit

Sakaq, që në fillim Hamasi duket se e kishte të qartë planin.Militantët e tij ishin përgatitur për një “fazë të dytë” të sulmeve terroriste në Izrael me shpresën për të provokuar një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme , raportoi “The Washington Post”. “The Post|, tha se militantët kishin bartur furnizime dhe municione të mjaftueshme për t’i zgjatur disa ditë.Disa gjithashtu mbanin dokumente që përfshinin detaje se si të sulmohej Izraeli, sipas raportit. Militantët e Hamasit donin të arrinin në qytetet kryesore izraelite dhe kishin plane për një inkursion në Bregun Perëndimor.Grupi militant, sipas deklaratave publike të zyrtarëve të Hamasit dhe vlerësimeve të analistëve dhe zyrtarëve të inteligjencës të cituar nga “The Post”, e dinte se shkalla e masakrës së 7 tetorit do të provokonte inkursione izraelite në Gaza “Ata ishin shumë të qartë se çfarë do të ndodhte me Gazën të nesërmen”, tha një zyrtar i lartë ushtarak izraelit i përfshirë në hetimet e masakrës së 7 tetorit për “The Post”. “Ata donin të blinin vendin e tyre në histori – një vend në historinë e xhihadit – në kurriz të jetëve të shumë njerëzve në Gaza”, përfundon gazeta amerikane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si Irani mund ta lërë në baltë organizatën

“Vetëvrasja” e Hamasit një hap larg…