Nëse keni dashur të pini ujë të ftohtë (ose në temperaturë dhome), atëherë mund të ketë qenë ndonjë shkas psikologjik që i thotë trupit të fillojë të djersitet. Për sa kohë që nuk jeni të dehidratuar rëndë, pirja e më shumë ujë (ose ndonjë lëng tjetër për sa kohë që nuk është diuretik (diuretik do të thotë diçka që ju bën të shkarkoni më shumë) nuk do të ndikojë në sa djersitni.
Sasia e djersës që prodhoni bazohet në atë se sa e nxehtë është temperatura e trupit. Trupi zakonisht përpiqet t’ju mbajë temperaturën e trupit brenda një diapazoni shumë të ngushtë rreth 37gradë celciues. Për disa njerëz normalja e tyre është pak më poshtë ose mbi 37, e cila është mirë sepse kjo është normale për ata.
Temperatura e trupit rritet kur është e nxehtë jashtë, ju bëni aktivitet fizik (si ushtrime) dhe kur keni ethe. Këto janë arsyet e zakonshme që djersitni. Ndonjëherë ndryshimet hormonale (të tilla si menopauza) gjithashtu mund të shkaktojnë djersitje. Këto janë normale.
Por ndonjëherë djersitja e bollshme mund të jetë simptomë e diçkaje të gabuar dhe ky lloj djersitje quhet diaforezë. Një person mund të jetë diaforetik kur ka një sulm në zemër, dhe kjo mund të jetë simptoma e tij e vetme. Pra, nëse djersitni për “pa ndonjë arsye” duhet të merrni kujdes mjekësor menjëherë.
Mund të ndodh që të keni edhe ethe. Ethet në të vërtetë janë të dobishme për trupin sepse e ndihmojnë trupin të luftojë më mirë infeksionin. Ju dridheni kur keni ethe në mënyrë që të rrisni temperaturën e trupit dhe të prodhoni ethe. Njerëzit shpesh nxitojnë të marrin disa medikamente për uljen e etheve (ose t’ua japin fëmijëve të tyre) si Tylenol ose Motrin (një klasë medikamentesh të quajtura NAISID) shumë shpejt. Vetëm kur keni një ethe të lartë ose jeni të pakëndshëm, si me dhembje, duhet të merrni NAISID.
Nuk duhet të harroni që kur pini më shumë ujë do ta urinoni përsëri, në varësi të sa të hidratuar jeni dhe sa mirë funksionojnë veshkat. Është e lehtë të shohësh nëse je i hidratuar mirë: thjesht shiko ngjyrën e urinës. Urina duhet të jetë ngjyra e kashtës. Urina e errët do të thotë që jeni i dehidratuar (dhe nganjëherë mund të tregojë gjak). Hidrohuni mirë dhe kontrolloni nëse urina mbetet e errët. Nëse po, shihni një mjek. Ju gjithashtu duhet të shihni një mjek nëse urina është shumë e shkumëzuar sepse kjo zakonisht tregon praninë e proteinave në urinë.
Urina që është e pastër gjithashtu nuk është e mirë. Ndaloni marrjen e lëngjeve dhe shikoni nëse ngjyra kthehet në normale.
Urina mund të jetë shumë informuese, prandaj shumë të mjekëve kërkojnë një mostër urine për analizë. Për shembull, urinimi shumë mund të nënkuptojë diabet. Vështirësia e urinimit te një i moshuar mund të nënkuptojë probleme të prostatës.
Por t’i kthehemi pyetjes origjinale në lidhje me djersën: Ashtu si diaforeza mund të jetë një shenjë e keqe, edhe djersitja mund të jetë një shenjë e keqe. Nëse trupi nuk djersitet kur jeni në mbinxehje kontrolloni temperaturën e trupit me një termometër dhe këshillohuni me një mjek.