MENU
klinika

Analiza

Pse posti i Sanchez nuk është fare i sigurt?

15.11.2023 - 17:01

Vox denoncon kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez dhe kërkon pezullimin e investimit të tij. Tension i lartë ka kapluar Spanjën, ku lideri i Vox, Santiago Abascal, ka depozituar një ankesë në Gjykatën e Lartë kundër kryeministrit të përkohshëm spanjoll, kundër ish-presidentit të Katalonjës Carles Puigdemont dhe kundër partive të tyre përkatëse PSOE dhe Junts. Jo vetëm kaq: Abascal do të kishte kërkuar edhe pezullimin e seancës së investigimit të kreut socialist si masë parandaluese. Seanca e cila duhet të fillojë sot në Kongresin e Deputetëve. Siç shpjegoi drejtuesi i Vox-it për mediat lokale, ankesa do të përfshinte akuza të ndryshme, si “krime korrupsioni, fshehje krimesh, uzurpim i funksioneve të gjyqësorit”. “Nëse nuk e shmangim, nesër do të fillojë një periudhë tragjike për Spanjën. Nesër një president i paskrupullt në largim po përgatitet të shkelë shtetin e së drejtës, t’i japë fund barazisë së spanjollëve para ligjit, të shkelë pavarësinë e gjyqësorit dhe për të sjellë ndryshimin e regjimit nga dera e pasme,” tha Abascal. Ky i fundit ka marrë pjesë edhe në protestat që po vijojnë prej më shumë se dhjetë ditësh nën selinë e PSOE në Madrid. Me drejtuesin e Vox ishte edhe ish- prezantuesi i Fox News, Tucker Carlson, i afërt me ultra të djathtën dhe simpatizant i ish-presidentit amerikan Donald Trump. Rreth 1200 persona ishin të pranishëm në demonstratë. Për më tepër, sindikata pranë Vox, Solidaridad, ka thirrur një grevë të përgjithshme për të premten më 24 nëntor për të protestuar kundër ligjit të amnistisë, rezultat i marrëveshjes midis Sanchez dhe pavarësisë katalanase. Mesa duket Sanchez-in e pret një rrugë e vështirë përpara.