MENU
klinika

Si funksionon rrjeti i inteligjencës?

Putin do të ndryshojë lojën në Ukrainë me “agjentët e fjetur”

30.11.2023 - 10:00

Nga Marsela Shytia

Kur të gjitha metodat e tjera dështojnë, Vladimir Putin kthehet tek “të preferuarat” e tij, që mesa duket janë edhe ato që ai di të bëjë më mirë, si ish-agjent i KGB. Ai aktivizon spiunët, që thuhet se janë “qeliza” të përhapura në të gjithë botën. Së fundmi, fokusi i tyre është Ukraina.  Në dy muajt e fundit, Moska ka aktivizuar një rrjet agjentësh të fjetur në Ukrainë për të destabilizuar më tej vendin, sipas këshilltarit ukrainas të sigurisë kombëtare Oleksiy Danilov i intervistuar nga “Sunday Times”. Agjentët rusë, të infiltruar në institucione të ndryshme publike, duke përfshirë shërbimin e brendshëm të sigurisë të Ukrainës, SBU, dyshohet se kanë për detyrë të minojnë unitetin e vendit. Duke njohur sfidat ushtarake, Danilov pohoi se fokusi i Rusisë është zhvendosur drejt destabilizimit të brendshëm sepse “ata e kuptojnë se nuk mund të fitojnë ushtarakisht”.

Putin 'orders up to 50 sleeper agent spies hiding in Britain to prepare to launch cyber attacks against UK' | The Sun

Tensionet në Ukrainë

Pavarësisht se Ukraina mban një front të bashkuar në 20 muajt e parë të pushtimit rus, javët e fundit janë parë përçarje, që shtohen dita-ditës. Këtë fundjavë, Rusia nisi sulmin e saj më të gjerë me dron në Kiev që nga fillimi i pushtimit, duke përdorur 75 drone Shahed të prodhuar nga Irani. Edhe pse thuhet se shumica u përgjuan, disa persona, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar, u plagosën nga sulmet. Gjenerali Valerij Zaluzhni, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, deklaroi se kishe një ngërç ushtarak, në një intervistë të fundit me “The Economist” dhe Presidenti Volodymyr Zelensky e mohoi menjëherë atë deklaratë. Danilov zbuloi se agjentët rusë po shfrytëzonin tensionet e perceptuara midis Zelensky dhe Zaluzhny duke përhapur histori të rreme për të krijuar një përçarje midis liderëve politikë dhe ushtarakë. Përveç kësaj, po bëhen përpjekje për të nxitur ndjenjat antiqeveritare në mesin e popullatës. Në një artikull për gazetën online Ukrainska Pravda, Danilov theksoi qëllimin e Rusisë për ta shtyrë Ukrainën në “një gjendje të paqeverisësisë dhe anarkisë, e ngjashme me periudhën nga 1917 deri në 1921”. Qëllimi është të krijohet një sfond negativ publik, duke inkurajuar dëshpërimin dhe depresionin dhe duke reduktuar besimin në fitore.

Aktivizimi i agjentëve

Aktivizimi i agjentëve të fjetur pasoi fitimet e kufizuara të Rusisë në fushat e betejës së Frontit Lindor gjatë ofensivave të verës dhe vjeshtës. Danilov sugjeroi se Putini është i etur për sukses përpara zgjedhjeve presidenciale të Rusisë në mars. Duke pranuar dështimet e kaluara për të spastruar sistemet e sigurisë nga tradhtarët, Danilov kritikoi vazhdimin e funksionimit të mbetjeve të KGB-së brenda SBU që nga viti 1991. Ai përmendi infiltrimin e shërbimit të sigurisë gjatë presidencës së Viktor Yanukovych 2010-2014 , duke nënvizuar gjyqin në vazhdim të ish-shefit të SBU të Krimesë, Oleh Kulinich , me akuzat për tradhti të lartë, si dëshmi të tradhtarëve afatgjatë. Danilov, gjatë një vizite të paparalajmëruar në Londër, diskutoi strategjitë e fitores me zyrtarë të ndryshëm të sigurisë dhe ushtrisë. Ukraina është e shqetësuar për sulmet e mundshme ruse në infrastrukturën energjetike gjatë dimrit. Një raport i Agjencisë Britanike të Inteligjencës Mbrojtëse sugjeron se Rusia mund të vendosë raketa lundrimi të lëshuara nga ajri nga flota e saj e bombarduesve të rëndë për të synuar infrastrukturën kritike kombëtare.

Hackers, Spies and Contract Killers: How Putin's Agents Are Infiltrating Germany - DER SPIEGEL

“Spiunët e fjetur”

Veç Ukrainës, spiunët rusë “të fjetur” janë në shumë vende në Evropë dhe Amerikë. Media britanike “The Guardian” ka shkruar se Moska ka filluar të përdorë “qelizat e fjetura” të implantuara në vendet perëndimore ose agjentët dhe operativët jozyrtarë, njerëz të kombësive të treta ose “të paligjshme”, rusë që mund të kenë shpenzuar edhe vite të tëra, pa bërë asnjë punë inteligjence. “Ilegalët” janë trashëgimia e një programi sovjetik, kujton gazeta britanike e cila citon disa episode si arrestimi, vetëm vitin e kaluar, i të paktën shtatë të dyshuarve të paligjshëm në Norvegji, Brazil, Holandë, Slloveni dhe Greqi. Disa arritën të arratiseshin, ndoshta në Rusi, disa të tjerë janë ende të arrestuar në Perëndim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rezultatet tronditëse të një raporti britanik

“Gjysma e rusëve në Londër janë spiunë të Kremlinit”


Investime marramendëse në Moskë!

Jeta e re luksoze e familjes Assad

Izraeli në rrezik pas rënies së Assadit

Netanyahu urdhëron të pushtohet zona tampon e Sirisë

Rebelët rrëzojnë nga pushteti Bashar al-Assadin

Analiza: Çfarë pritet të ndodhë në Siri?

“Urdhërova ushtrinë të marrë në kontroll …“

Kryeministri izraelit përshëndet rrëzimin e Assad: Ditë historike!