MENU
klinika

Përdhunimi i 26-vjeçares nga i dashuri dhe shokët e tij

Qytetarë e aktivistë të Vlorës ngrihen në protestë

02.11.2023 - 13:57

Qytetarë dhe anëtarë të organizatave të shoqërisë civile në Vlorë kanë protestuar këtë të enjte (2 nëntor) përpara Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për të kërkuar drejtësi për vajzën e përdhunuar ditë më parë nga i dashuri i saj dhe dy shokët e tij.

Në mesazhet e tyre, gra dhe vajza kanë theksuar rëndësinë e procesit të ndëshkimit të faktorëve dhe mbrojtjes së viktimës.

Brikena Puka, drejtuese e qendrës Psiko – Sociale “Vatra”, ka theksuar rëndësinë e marrjes në mbrojtje të viktimës dhe trajtimit të saj psiko-social.

Mesazhe janë dhënë edhe nga këshilltare bashkiake në Vlorë të cilat kanë theksuar rëndësinë e drejtësisë më këtë proces. Më herët, në këshillin bashkiak të Vlorës është parashtruar kërkesa për nënshkrimin e një rezolute kundër dhunës ndaj grave.

Po ashtu mesazhe janë dhënë edhe për edukimin e të rinjve. Aktivistët kanë marshuar me pankarta përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

Përdhunimi i 26-vjeçares
E reja u përdhunua në grup të shtunën (21 tetor) në një hotel në Vlorë nga i dashuri i saj dhe shokët e tij. Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.

Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

26-vjeçarja u gjet pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

Rrëfimi i 26-vjeçares

E reja e cila u përdhunua e përdhunuar ka rrëfyer më herë detaje nga ngjarja e rëndë, në emisionin “Me zemër të hapur” .

Ajo tha se ishte në një lidhje dashurie prej 2 vitesh me një nga përdhunuesit, por nuk e dinte se ai ishte i martua. Sipas saj, ai e kishte ftuar të darkonin dhe pasi kishin pirë alkool, partneri i saj kishte thirrur shokët e tij t’i bashkoheshin në tavolinë.

“Shkova thjesht të konsumoja një darkë, nuk e dija që do vinin persona të tjerë. Ishte ora 21:00 e darkës. Kisha 2 vite me atë person. E dija, por nuk ishte ndarë, nuk ishte.. . Si çdo person e kupton!. Më kanë dhënë lëndë narkotike, me detyrim çdo gjë”, tregoi ajo.

E reja shtoi se nuk ka ndryshuar dëshminë e saj “sepse nuk u falet”, pavarësisht kërcënimeve në drejtim të saj.

“Deshmia është dhënë dy herë dhe është dhënë e njëjta dëshmi, që atyre personave nuk ju falë”, tregoi ajo.

Sa i përket asaj çfarë ndodhi mbrëmjen e përdhunimit, ajo shtoi se: “Me pare me kanë marre në telefon që do dalim te hame apo te pime diçka, kur kemi ikur kemi qenë vetëm ne të dy. Me pas pasi vajta atje që te pime alkool, ndonjë gje keshtu, ndenjem atje pastaj ka thirrur shoket e tij A.. dhe G…Mbaj mend që një moment kane ardhur atje jane ulur, pine nga një gote dhe gota e fundit qe kam pire pastaj nuk mbaj me mend…”

Përdhunimi:

Oltjan Tahiri, Albi Ceno dhe Gentjano Mehmeti akuzohet se përdhunuan në grup 26-vjeçaren. Dy prej tyre ndodhen në qeli, ndërsa i treti është në kërkim.

Gjithashtu policia po punon për kapjen e 36-vjeçari me inciale V.K., banues në Vlorë, pasi ky i fundit akuzohet për veprën penale “Nxitja për përdorimin e drogës”.

26-vjeçarja u gjet në rrugë pa ndjenja nga një punonjës i hotelit më 22 tetor dhe u dërgua në spital.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN