MENU
klinika

"Ka ndryshuar dhe sektori privat"

Rama: 400 milionë euro për rritje pagash

13.11.2023 - 19:18

Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për rritjen e pagave gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Pogradec. Ai ka thënë se në vitin 24 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash, si mësuesit për infermierët, mësuesit, punonjësit e policisë së shtetit, apo dhe ushtarakët.

Sipas Ramës, rritja e pagave në sektorin publik, ka ndikuar dhe te sektori privat, pasi dhe ky i fundit ka bërë ndryshime.

“Të marrësh sot 400 mijë lekë pagë minimale, janë 400 euro nuk janë pak. Këto janë fakte të thjeshta që unë nuk i ndaj pa qëllim me ju.

Po ashtu me borxhin shkojmë te 60%, po ju e dini mirë se sa na u desh të përballeshim ne me tërmete, pandemi dhe me shumë vështirësi. Fakti tjetër që ju intereson më shumë është se në vitin 24 ne do të kemi 400 milionë euro për rritje pagash, si mësuesit që i premtuam, si infermierët, punonjësit e policisë së shtetit, apo dhe ushtarakët.

Në momentin që ne kemi filluar rritjen e pagës çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur dhe një rritje pagash në sektorin privat. Ju kujtojtohet se sa ishte paga minimale kur ne e kemi marrë, dhe tani është më shumë e dyfishuar.

Në privat një pjesë e japin në bankë për një arsye shumë të shëmtuar, për të mos paguar sigurimet shëndetësore. Prandaj cilido që merr një pagë në sektorin privat duhet ta rregulloj”, tha kryeministri.