MENU
klinika

Deklarata e fortë e Kreshnik Spahiut

“Rama nuk ka interes që Meta apo Berisha të shkojnë në burg”

17.11.2023 - 15:18

Juristi kreshnik Spahiu tha këtë të premte në Euronews Albania se kryeministrit Rama nuk i intereson që një ish-kryeministër të shkoj në burg, qoftë ky Sali Berisha.

Spahiu tha se nuk mendon se pas procedimeve për Metën e Berishën qëndron Edi Rama, sipas tij pas SPAK-ut është SHBA-ja. Ai tha gjithashtu se Rama nuk mund të ketë një interes për vënien para drejtësisë të ish-kryeministrave, pasi në 25 vite politik edhe ai mund të ketë bërë gabimet e tij.

“Rama pa dyshim që është i pakënaqur nga SPAK-u, prokuroria speciale i ka marrë fytyrën partisë socialiste. Aq shumë e ka goditur qeverinë socialiste SPAK-u sa Rama është detyruar ta mbush me gra qeverinë dhe institucionet, sepse të gjithë burrat i kanë shkuar në burg, ose janë në kërkim.

Në thelbin e vet ai hiqet sikur është njeriu që ndërtoi drejtësinë e re, por kjo drejtësi e re i ka marrë fytyrën Partisë Socialiste. E dyta, unë nuk mendoj se Rama ka ndonjë vullnet shumë pozitiv që të procedohet Ilir Meta me Sali Berishën, sepse gjatë 33 viteve njerëz të cilët kanë qëndruar në dhjetëra pozicione pushteti nuk e mirëpresin hapjen e precedentëve të procedimit të zyrtarëve të lartë.

Se është e pamundur që në 25 vite të mos ketë gabuar, 1 apo 2 herë”,-tha Kreshnik Spahiu duke shtuar se një arsye pse është marrë masa “detyrim paraqitje”, është për të krijuar një precedentë për kryeministrat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN