Kryeministri Rama ka reaguar pas stuhisë “Ciaran” që goditi edhe Shqipërinë ditën e sotme.
Ai njofton se të gjitha strukturat shtetërore ndodhen në terren për normalizimin sa më shpejt të situatës.
Rama bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet e mundshme.
“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.
Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Rama në Facebook.
Ndërkohë, moti i keq ka bllokuar disa akse rrugore në vendin tonë duke bërë të pamundur lëvizjen e mjeteve nga rreshqitja e dherave.
Aksi rrugor Theth-Bregu i Lumit- Shalë- Shkodër është bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave;
një prej akseve rrugore të bllokuara është ajo e Përmet-Çarshovë;
Rruga e Arbrit gjithashtu ishte pothuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave.