MENU
klinika

"Punë mbresëlënëse e bërë deri tani"

Rama: Synojmë që brenda 2030-ës të arrijmë 20 milionë turistë në vit

27.11.2023 - 18:15

Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e Zgjeruar të PS-së në Vlorë, theksoi se nëse vijohet me këto ritme, punimet për ndërtimin e aeroportit do të përfundojnë brenda vitit të ardhshëm.

“Përpara sesa të vijmë këtu mu dha mundësia të shikoja kantierin e aeroportit të ri ndërkombëtar. Është punë mbresëlënëse e bërë deri tani dhe padyshim që nëse gjithçka shkon sipas parashikimit dhe nëse ky ritëm i punimeve mbahet si tani ne do kemi punimet të përfunduara brenda vitit të ardhshëm dhe menjëherë do jemi të gatshëm të hyjmë në fazën e certifikimit për të filluar testimet dhe për filluar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Do të jetë një aeroport që do operohet nga aeroporti ndërkombëtar i Mynihut. Përveç planit të punës të bërë përpara nisjes së punimeve tanimë kemi edhe dy mundësi të reja shumë të mira që do të jenë një vlerë e shtuar për aeroportin e ri ndërkombëtar. Nga njëra anë kompania është në prag të firmosjes së marrëveshjes për mirëmbajtjen e avionëve me një kompani ndërkombëtare. Kështu do krijojmë një sektor krejt të ri të aviacionit civil në Shqipëri për mirëmbajtjen e avionëve.”, u shpreh Rama.

Më tej, ai shtoi se brenda vitit 2030 synojnë që të arrijnë 20 milionë turistë në vit.

“Synojmë që brenda vitit 2030 të arrijmë në 20 milionë turistë. Në mos më tepër. Për rritur në këtë duhet të bëjmë shumë më tepër në të gjithë komponentët e këtij zinxhiri, që nga investimet publike, tek ato private por edhe te të gjitha kapacitetet e tjera për rritjen e cilësisë së shërbimeve. Një tjetër shifër domethënëse për pasqyrën aktuale të situatës ekonomike është borxhi publik. Ne për shkak të tërmetit dhe pandemisë dhe të thellësisë së këtyre krizave u gjetëm në kushtet kur na u desh të rrisim borxhin në mënyrë shumë konsiderueshme, deri afro 75 për qind. Me buxhetin 2024, ne njëkohësisht kemi një ulje të borxhit në rreth 60 për qind, që domethënë rreth 15 pikë më poshtë.

Rritja e investimeve nga njëra anë dhe ulja e borxhit janë një tregues kuptimplotë i një situatës ekonomike për të cilën FMN ka theksuar se ekonomia shqiptare është nga më rezistentet në rajon dhe kjo shikohet edhe në komponentë të tjerë por dua të sjell këtu në vëmendje inflacionin. Kemi pasur si të gjitha vendet e tjera rritja çmimesh por kemi pasur që në krye të herës dhe deri më sot inflacionin më të ulët në rajonin tonë dhe një inflacion nën mesataren e inflacionit në BE. Nga ana tjetër, inflacioni është futur në një rrugë progresive uljeje dhe besojmë që vitin e ardhshëm do të kthehet në normën e tij të zakonshme midis 2 dhe 4 për qind.”, shtoi Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga pikturat te ëndrra e 'Shteteve të Bashkuara të Evropës'

‘Corriere della Sera’: Edi Rama, kryeministri që dashuron Italinë!