– Teksa ditën e sotme Kuvendi mblidhet në seancë plenare dhe pritet të ketë tensione për shkak të aksionit të opozitës, kryeministri Edi Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi do të udhëtojë drejt Francës. Rama do të jetë në Paris, pasi do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, ku pritet të jetë i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Ftesën, dy kryeministrat shqiptarë, e kanë marrë nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Duke qenë se do të jetë në Paris, Rama nuk do të marrë pjesë as në konferencën për shtyp për prezantimin e Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë 2023. Prezantimi i raportit do të bëhet nga zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca.