MENU
klinika

Sherr mes Çollakut dhe Sulës

“Revolucioni nuk e paska pushim”, ironizon Braçe: Dhunë mbi çdo deputet, edhe të partisë së tyre

10.11.2023 - 11:41

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka reaguar pas sherrit që ndodhi vetëm pak minuta më parë mes deputetëve demokrate Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku jashtë sallës së komisionit për Çështjet Evropiane.

Braçe u shpreh në rrjetet sociale me ironi se “revolucioni nuk e paska pushim sot” dhe se “po ç’integron komisionin e integrimit”.

“Dhunë tërësisht fizike, një për një, mbi çdo deputet, përfshi edhe deputetët e partisë së tyre”, shkroi Braçe më tej në reagimin e tij. Deputeti socialist vijoi duke i cilësuar demokratët si “milici fashiste”.