MENU
klinika

Mbyllet rindërtimi në Vorë, Kavajë e Rrogozhinë!

Rindërtimi në 4 vite/ Nga buxheti u shpenzuan 900 mln euro!

26.11.2023 - 14:57

Afro 900 milionë euro janë shpenzuar nga buxheti i shtetit në 4 vite për rindërtimin e vendit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që la pas 51 viktima, me qindra banesa të shembura e me mijëra qytetarë të pastrehë.

Aktualisht janë 6 mijë familje që kanë marrë çelësat e banesave të reja, pasi ka përfunduar ndërtimi i 3500 apartamenteve, 2200 banesa individuale si dhe janë rindërtuar 143 shkolla. Ndërkohë rreth 1 mijë familje vijojnë të qëndrojnë në shtëpi me qira, në pritje të banesës së re.

Procesi i rindërtimit në Kavajë, Rrogozhinë, Vorë dhe Krujë mbyllet brenda këtij viti, ndërsa nuk ka ende një datë përfundimi për rindërtimin në Durrës dhe Lezhë, kurse ende vijojnë punimet për lagjet e reja të Tiranës, Kombinatin dhe 5 Maji. Qeveria po ashtu ka deklaruar se 22 pallatet që po ndërtohen në Bashkinë e Krujës, do të jenë gati të presin banorët përpara festave të fund vitit.

Sa i takon fondeve për këtë proces ato kryesisht kanë qenë nga buxheti i shtetit. Dëmet e shkaktuara nga tërmeti kërkonin investime në vlerën 1 miliardë e 80 milionë euro ku mbi 800 milionë euro ishin vetëm dëmet për strehim.

Për rindërtimin Shqipërisë në Konferencën e Donatorëve e mbajtur në Bruksel më 17 shkurt 2020, ju ofruan vendit 1.15 miliardë euro, ku 300 milionë ishin grante, pjesa tjetër kredi.

Mesa duket përgjatë këtyre viteve, Shqipëria ka vendosur të marrë vetëm projektet e BE-së të përqendruara më së shumti nëpër objektet arsimore dhe kulturore, dhe pjesën e banesave ta mbulojë me fonde të buxhetit, pa përfshirë 524 apartamente të financuara nga Turqia dhe pjesën e apartamenteve të ndërtuara nga Emiratet Arabe.

Për mbylljen e gjithë programit të rindërtimit ende nuk ka një datë, ndërsa për vitin që vjen janë parashikuar të shpenzohen 70 milionë euro për këtë proces.

RINDËRTIMI PAS TËRMETIT

Viti 2020 16,5 mld lekë
Viti 2021 29,5 mld lekë
Viti 2022 28,8 mld lekë
Viti 2023 17 mld lekë
Total 91,9 mld lek

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sot, 4 vite nga tragjedia e 26 nëntorit!

Si humbën jetën 51 persona nga tërmeti i fuqishëm

4 vjet pas tërmetit të 26 nëntorit

Rama ndan pamje nga Thumana e rindërtuar