MENU
klinika

Banesat me qira, me NIPT!

Rregullat e reja për qiradhënësit hyjnë sot në fuqi

01.11.2023 - 12:24

Duke nisur nga sot, kush jep prona me qira në Booking apo AirBnb nuk do ketë më mundësi të operojë në informalitet.

Mes kompanive ndërkombëtare që ofrojnë këtë lloj shërbimi dhe administratës tatimore është vendosur bashkëpunimi për formalizimin e tregut dhe për taksat që duhet të paguhen për të ardhurat e gjeneruara nga qiratë afatshkurtër. Me kërkesë të autoriteteve shqiptare, platforma Booking, nëpërmjet një njoftimi, u ka kërkuar pronarëve të apartamenteve se nëse nuk deklarojnë NIPT-in, nga 1 Nëntori do të paguajnë 20% TVSH për komisionet që mban Booking.

P.Sh. nëse një shtëpi ka një qira ditore 100 euro, Booking merr zakonisht 12-18% komision, ose 12-18 euro. Tashmë Booking do t’u mbajë pronarëve të apartamenteve TVSH-në mbi komisionin që ajo merr, 2.4-3.6 euro shtesë. Këtë shumë Booking do t’ua paguajë më pas autoriteteve fiskale shqiptare. Pavarësisht se shuma që Booking do të mbajë si TVSH mbi komisionet mund të mos jetë shumë e lartë, synimi i Tatimeve është që përmes këtyre pagesave të identifikohen individët e regjistruar në këtë platformë, pasi të dhënat nga pagesat e kryera nga Booking do t’i dërgohen Drejtorisë së Tatimeve.

Këta të fundit do t’u drejtohen më pas pronarëve të apartamenteve për t’u kërkuar që të paguajnë taksat mbi të ardhurat që ata përfitojnë, në bazë të legjislacionit fiskal. Pas identifikimit nga tatimet, individët pronarë kanë dy alternativa: Të vazhdojnë që të mbajnë statusin që kanë, d.m.th. të mos regjistrohen në tatime, por ndërkohë duhet të paguajnë 15% si tatim mbi të ardhurat që ata marrin nga qiraja. Ose të regjistrohen si subjekt tregtar të kategorizuar, si struktura akomoduese për të cilat detyrimi i TVSH-së është 6%. Kategorizimi si strukturë akomoduese për përfitimin e TVSH-së 6% kryhet nga Ministria e Turizmit, dhe më tej pas marrjes të tij, subjekti tregtar regjistrohet për NIPT në Tatime.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Hapat që po ndiqen për realizimin

Këtë vit pritet “5G” në Shqipëri

"Të gjithë presin fushatën e rivlerësimit me 3 për qind"

Bllokohet shitblerja e pronave, si e shpjegojnë agjentët imobiliarë

“Thjeshtimi i kritereve prodhon të paaftë“

Bursë për studentët me pesa, pse ekspertët janë kundër

Jugu me çmime të ‘kripura’

Pushuesit zgjedhin veriun për plazhet e lira