MENU
klinika

Do të vini ‘duart në kokë’

Sa sheqer konsumoni gjatë një viti?

25.11.2023 - 09:12

Sheqeri është një nga produktet ushqimore që njeriu ka gjithmonë në shtëpinë e tij. Diku do të ketë një kavanoz sheqeri të harruar edhe nëse nuk e konsumoni. Por nuk do ta besoni se sa ushqime që ne mendojmë se nuk kanë të bëjnë me këtë substancë në të vërtetë përmbajnë sheqer.

Ne konsumojmë mesatarisht më shumë se 10 kg sheqer në vit. A duket kjo një sasi e pabesueshme? E megjithatë nuk është. Kini parasysh që edhe nëse nuk e hamë drejtpërdrejt, ne e marrim atë nëpërmjet një shumëllojshmërie të gjerë ushqimesh të përpunuara që e përmbajnë atë në përbërjen e tyre. Përveç ëmbëlsirave, shumë bukë të paketuara, të cilat kanë një shije të ëmbël përmbajnë sheqer. Megjithatë, ushqimet e përgatitura në shtëpi janë më të mira.

Nëse nuk doni të hani sheqer pa e ditur, atëherë është mirë që në kuzhinën tuaj të përgatisni sa më shumë ushqime me përbërës të pastër. Edhe pse shumë nuk mund të rezistojnë, një ‘llastim’ ndaj vetes pas darkës mund të kontribuojë në refluksin acidik, urthin, stomakun e rënduar ose thjesht gjumin e dobët nëse hani diçka të ëmbël menjëherë para gjumit.

Pas drekës ose darkës, zakonisht dëshirojmë disa ëmbëlsira. Më së shumti është një rregull i pashkruar, që pasi kemi ngrënë vaktin kryesor, të shërbejmë një ëmbëlsirë. Megjithatë, a është kjo koha e duhur për të shtuar karbohidrate? Risjellim në vëmendje se në vendin tonë është rritur me 10 lekë çmimi i një kg sheqer. Ky është vendimi i ri i Bordit të Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë. Në Shqipëri, sheqeri vjen me 94 lekë, ndërsa 20 lekë janë marzhi i fitimit e kostot e tregtimit.