MENU
klinika

“Kurrë nuk i kam parë fëmijët e mi më të lumtur…"

Shakira zbulon detaje të reja nga jeta në Amerikë

17.11.2023 - 13:04

Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira pas ndarjes nga ish-partneri i saj Gerard Pique ka pësuar ndryshime të mëdha në stilin e sja të jetesës.

Pasi i dha fund lidhjes disa vjeçare me futbollistin i cili e tradhtoi atë me partneren e tij aktuale, Clara Chia, këngëtarja së bashku me dy djemtë e saj u transferua në Amerikë për të nisur një jetë tjetër.

Mirëpo së fundmi gjatë një interviste për revistën “Hola”, Shakira zbuloi detaje të reja për jetës së saj të re në Miami.

“Në Spanjë, fëmijët nuk mund të shkonin në shkollë të qetë dhe situata që jetonim me mediat, ku ata u ndoqën deri në derën e shkollës së tyre, nuk ishte e durueshme.”– tregoi ajo.

Ndërsa shtoi: “Unë i jam përkushtuar rritjes së fëmijëve. Nuk i kam parë kurrë fëmijët e mi kaq të lumtur. Ata shkojnë në aktivitetet e tyre jashtëshkollore pa i ndjekur askush, jo si në Barcelonë, ku kishim paparacët në derë çdo ditë. Ata tani bëjnë një jetë të lirë dhe normale si dy fëmijë të zakonshëm, jo si fëmijë të famshëm”.

Pas ndarjes nga Pique, të shumta ishin lajmet se ajo ka nisur një lidhje dashurie me disa nga emrat e njohura të hollywod-it, megjithëse mesa duket Shakira i është përkushtuar plotësisht kujdesittë fëmijëve të saj dhe karrierës muzikore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka pranuar t`ia falë tradhtinë disa herë?

Dalin detajet e reja të ndarjes së Shakirës me Pique