MENU
klinika

U “dha” Bashës dhe Alibeajt vulën e PD

Shkarkohet nga vetingu gjyqtarja Blerina Muço

01.11.2023 - 21:58

Shkarkohet nga vetingu një prej gjyqtarëve që pati rol kyç në procesin e një viti më parë, ku Sali Berishës ju hoq vula e PD. Bëhet fjalë për Blerina Muçon. Gjyqtarja e Tiranës, pranoi ankimin e Enkelejd Alibeajt kundër vendimit të Shkallës së Parë, që njohu statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit i Sali Berishës.

Kjo i dha të drejtë Alibeajt që më pas të bënte ankimim dhe në fund Apeli rrëzoi Berishën duke lënë vulën në dorë të Bashës. Por gjyqtarja ka dalë me probleme gjatë vetingut dhe është shkarkuar sot.

Komisioni e ka kryer analizën financiare paraprake të ndarë në dy pjesë. Për periudhën 1993-2003 analiza financiare është kryer në total, ndërsa për vitet 2004-2016 është realizuar vit pas viti, bazuar në deklarimet e gjyqtares Muço dhe personave të saj të lidhur.

KPK ka gjetur pamundësi financiare për periudhën e dytë në masën 10.9 milionë lekë për krijimin e cashit në llogari rrjedhëse dhe atij në banesë, si dhe për mbulimin e shpenzimeve. Bilanci negativ, nga sa u relatua në seancë, rrjedh nga mungesa e vërtetimit të ligjshmërisë së një pjese të të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga konsulencat juridike dhe punësimi në disa kompani.

Megjithëse janë deklaruar të ardhura të konsiderueshme, KPK konstaton se nuk janë paguar detyrimet tatimore për një pjesë të këtyre të ardhurave. Po ashtu, janë konstatuar edhe pasaktësi në deklarime, një pjesë e të cilave u pranuan nga subjekti.

Gjyqtarja Muço e konsideroi të saktë analizën e Komisionit, por ajo u shpreh se nuk dakordësohej me vlerësimin e kryer për ligjshmërinë e burimeve.

Ajo tha se bashkëshorti nuk mund të verifikonte pagimin e tatimit në burim për të ardhurat e përfituara. Sipas saj, kur shoqëria është pytur dhe nuk ka kthyer përgjigje, bashkëshorti ka kryer padi. Sipas saj, është detyrim i shoqërisë që të shlyente detyrimet përkatëse.

Ngjashëm ajo argumentoi edhe lidhur me mosmbulimin e sigurimeve shoqërore e shëndetësore për një pjesë të pagës së përfituar prej bashkëshortit nga punësime të tjera. Sipas saj, ka qenë detyrim i punëdhënësit që t’i paguante këto detyrime.

Muço pretendoi se konstatimi i KPK lidhur me këto të ardhura nuk është në përputhje me jurispudencën e Kolegjit.

“Konkluzioni i Komisionit për moskonsiderimin e këtyre të ardhurave për arsye se punëdhënësit nuk kanë paguar detyrimet, është i paligjshëm,” tha Muço ndër të tjera dhe i kërkoi trupës që të rivlerësojë qëndrimin e analizës paraprake të pasurisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Sallaku që mbylli dosjen e Bashës dhe CEZ deri tek...

E plotë/ Lisa e re me 118 gjyqtarë dhe prokurorë në Veting