MENU
klinika

Si është gjendja e tyre

Shpërthen bombola e gazit, plagoset çifti i bashkëshortëve!

27.11.2023 - 12:50

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Laç mëngjesin e sotëm (27 nëntor). Raportohet se nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh.

Dyshohet se bombola ka marrë flakë aksidentalisht rreth orës 08:30, në banesën në lagjen nr. 2 të qytetit. Nga shpërthimi, çifti i bashkëshortëve, 62 vjeçari me iniciale B.B., dhe 61-vjeçarja me iniciale M. B., mësohet se kanë pësuar djegie në trup.

Ata janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në Laç, në lagjen nr. 2, në një banesë, aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi.

Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit B. B. 62 vjeç dhe M. B. 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Traumes Tiranë për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të situatës.