MENU
klinika

Sot festohet 29 Nëntori

Shqiptarët përkujtojnë Çlirimin e Shqipërisë

29.11.2023 - 09:55

Sot në Shqipëri festohet 29 Nëntori, 79-vjetori i Çlirimit të vendit nga forcat gjermane. Ashtu si çdo vit me rastin e kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme.

Por këtë datë politika e feston të ndarë, pasi debati mbi largimin e ‘Gjermanit të fundit’ nga Shqipëria e vitit 1994, është ende i hapur, duke ndarë të dyja palët në festimin e Ditës së Çlirimit të vendit.

E djathta feston 28 nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit, ndërsa 29 nëntori është festë vetëm për të majtën.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë.

"Pyesin sa është rroga, por s’bëjnë llogaritë se sa u ngelet!"

Largimi i të rinjve, Rama: Italia është vështirësuar shumë!

Një nga personazhet kryesorë të krimit të organizuar shqiptar në Greqi

Kush është 45-vjeçari që kontrollonte trafikun e drogës nga burgu!

Vrasjen e Ari Papës e urdhëroi Aleksandër Sadikaj, si nisi përplasja!

“Zbërthimi” i SkyEcc në Greqi zbulon hasmëritë mes grupeve kriminale në jug të Shqipërisë!