MENU
klinika

Shkollat profesionale

Shtohet interesi për degët e zanateve

13.11.2023 - 13:43

Shkollat profesionale në të gjitha drejtimet që ofrojnë gjithnjë e më shumë, po marrin vëmendje të veçantë nga nxënës e prindër.

Ndërsa qytetet janë fokusuar në drejtime të tilla teknologji programin, elektronikë, elektrikë etj, në zonat bujqësore të rinjtë po zgjedhin të studiojnë veterinari dhe agronomi. Ferdinand Haka është në vitin e tretë për agronomi. Ai zgjodhi këtë degë për të ndihmuar, tashmë profesionalisht, në fermën e tij në Peqin.

“Zgjodha këtë degë për dy arsye kryesore e para ti vij në ndihmë fermës time dhe e dyta, arsimi profesional në fund të 4 viteve ne na nxjerr Teknik të mesëm. Jemi të përgatitur për tregun e punës. Pastaj shkolla na mundëson dhe praktikat profesionale që është një ndihmë shumë e madhe për ne sepse në tregun e punës jemi të përgatitur. Unë jam nga Bishqemi i Peqinit, zgjodha mos ndjek gjimnazin e përgjithshëm si të tjerët dhe deri tani ja ka vlejtur shumë”, u shprehet Ferdinand Haka, nxënës në shkollën “Mihal Shahini” në Cërrik.

Dikur shkolla profesionale “Mihal Shahini” në Cërrik numëronte 600-700 nxënës, për një periudhë interesi thuajse ra totalisht, ndërsa tashmë jo vetëm është kthyer vëmendja, por edhe vajzat zgjedhin drejtime të tilla si veterinari, bujqësi, argotizëm, prodhim bimor, frutikulturë etj.
“Kërkesat për arsim profesional kanë ardhur çdo vit duke u shtuar. Ne në shkollën tonë ofrojmë dy drejtim, veterinari dhe bujqësi dhe të gjitha nëndegët e tij , agroturizëm, prodhim bimor, frutikulturë, mbarështim, teknologji bujqësore, që janë drejtime që sot tregu i punës i kërkon. Pranë shkollës ndodhet dhe konvikti i cili ka kapacitet për 200 nxënës. U bëj thirrje nxënësve që duan të zgjedhin të ardhmen e sigurt dhe punësimin sa më të shpejtë, të zgjedhin shkollat profesionale”, u shpreh drejtoresha e shkollës “Mihal Shahini”, Erina Disho.

Shumica e të rinjve që zgjedhin gjimnazet profesionale punësohet përpara mbarimit të shkollës, pasi edhe bizneset gjithnjë e më shumë janë në kërkim të punëtorëve. Pagat e kënaqshme dhe vëmendja që i është dhënë arsimit profesional duket se u kanë dhënë të rinjve që busull të mirë orientimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pësojnë rënie të studentëve

Disa nga fakultetet e Vlorës në krizë!